Putin: Sanksionet e reja të SHBA-së, përpjekje për të ushtruar presion ndaj Rusisë. Nuk do të ndikojnë në ekonomi
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka reaguar ndaj paketës së re të sanksioneve të shpallura nga presidenti amerikan, Donald Trump, të cilat janë pjesë e paketës së 19-të të miratuar nga Bashkimi Europian.
“Sanksionet e reja të SHBA-së janë një përpjekje për të ushtruar presion mbi Rusinë. Asnjë vend që respekton veten nuk vepron kurrë nën presion. Ekonomia e Rusisë nuk do të preket seriozisht nga këto sanksione,” tha Putin.
Presidenti rus e bëri këtë deklaratë në margjinat e fjalimit të tij në kongresin e Shoqërisë Gjeografike Ruse (RGS). Duke folur për sanksionet e reja amerikane, ai i përshkroi ato si një “përpjekje për të ushtruar presion ndaj Rusisë” dhe “një akt jomiqësor që nuk forcon marrëdhëniet ruso-amerikane”.
Në të njëjtën kohë, Putin nuk foli për anulimin e takimit me Trump, por deklaroi se takimi me homologun e tij amerikan “duhet të përgatitet siç duhet”, duke vënë në dukje se Uashingtoni propozoi Budapestin si një vend të mundshëm.
