Rama anulon udhëtimin në Bruksel, nuk merr pjesë në Samitin e BE-së

Rama mbyllet në zyrë, anulon udhëtimin drejt Brukselit

Kryeministri Edi Rama nuk do të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së, megjithëse zyra e kryeministrisë kishte njoftuar më parë udhëtimin e tij drejt Brukselit. Arsyeja e anulimit nuk është bërë e ditur.

Rama ishte planifikuar të merrte pjesë në një panel të titulluar “EU Enlargement Summit” rreth orës 14:30. Ai ndodhet në kryeministri që prej orëve të para të mëngjesit të së martës dhe gjatë paradites ka shpërndarë një video nga zyra e tij.

Kryeministri shqiptar pritej të diskutonte për progresin e vendeve kandidate dhe sfidat e procesit të integrimit europian së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Samiti mbledh liderët e vendeve anëtare dhe kandidate të BE-së për të diskutuar mbi të ardhmen e procesit të integrimit.

Axhenda e parashikuar në samit:

  • 14:10: Fjalim nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa
  • 14:16: “Biseda e Evropës” me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky
  • 14:38: “Biseda Evropiane” me Presidenten e Moldavisë, Maia Sandu
  • 14:59: Panel mbi Bisedimet për Zgjerimin e BE-së me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Kryeministrin e Malit të Zi, Filip Ivanoviç
  • 16:00: “Biseda e Evropës” me Marta Kos
  • 16:24: “Rrjeti” me eurodeputetët David McAllister dhe Marc Botenga
  • 16:53: “Biseda e Evropës” me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç
Scroll to Top