Rama-BE: Të gjithë kapitujt e negociatave hapur, rekord në 12 muaj

Rama takon ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian: Bashkëbiseduam për Raportin e Progresit. Rekord, të gjithë kapitujt e negociatave të hapur në 12 muaj

Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka ndarë me ndjekësit pamjet nga tryeza e diskutimeve me ambasadorët e BE-së.

Kryeministri bën me dije se biseda është përqëndruar lidhur me Progresin e BE-së për Shqipërinë. “Sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, të ardhur edhe nga kryeqytetet fqinje për bashkëbisedimin e përvitshëm pas daljes së Raportit të Progresit të BE për Shqipërinë”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama shprehet optimist për rrugën e integrimit të vendit drejt BE-së. Ai tha se në 12 muaj janë hapur të gjithë kapitujt e negociatave, ndërsa shtoi se askush s’e ndaj Shqipërinë.

REAGIMI I RAMES:

SHQIPËRIA E ARRITI TË PAMENDUESHMEN, TË GJITHË KAPITUJT E NEGOCIATAVE TË HAPUR BRENDA 12 MUAJSH – REKORD ABSOLUT NË PROCESIN E INTEGRIMEVE EUROPIANE

Asgjë nuk na del dot drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE. Askush nuk na ndal dot drejt objektivit madhor të mbylljes së negociatave brenda 2027. Sepse përtej vështirësive, pengesave, dëmtimeve të pashmangshme apo baltës së pandashme, në ngjitjen e kësaj të përpjete historike, ne po e rrisim e forcojmë muaj pas muaji Shqipërinë, me një ekonomi që po rritet; me pensionet që po rriten; me pagën minimale që po rritet; me pagat e tjera që po rriten; me investimet e brendshme e të huaja që po rriten; me mbështetjen për më të dobëtit e për të sëmurët me kancer që po rritet; me investimet e brendshme e të huaja që po rriten; pa rritur asnjë taksë dhe duke përmirësuar hap pas hapi punën e institucioneve të shtetit.

SHQIPËRIA PUNON DHE FITON PËRDITË E MË SHUMË RESPEKT.

Scroll to Top