Rama kujton Fatos Nanon me videokartolinë lamtumire

Rama ndan një videokartolinë për Fatos Nanon, ish-kryeministrin e ndjerë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një videokartolinë për ish-kryeministrin e ndjerë, Fatos Nano.

“Me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon”, ka shkruar Rama, i cili e pasoi Nanon si kryetar i Partisë Socialiste.

“U nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe”, ka shtuar kryeministri.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

“MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore”

Scroll to Top