Balluku e pandehur, Rama sërish lavdëron SPAK-un
Ndërkohë që zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë zyrtarisht si e pandehur nga SPAK, kryeministri Edi Rama i ka drejtuar sërish lavde këtij institucioni. Ai ka marrë pjesë virtualisht në Euronews EU Enlargement Summit, ku foli për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Rama u shpreh se SPAK ka krijuar një shembull, duke treguar se lufta kundër korrupsionit është diçka më shumë se sa fjalë, është thellësisht ekuilibruar dhe nuk sheh ndryshim mes atyre që janë në qeveri apo opozitë.
Sipas Ramës, Shqipëria po kryen një reformë unike në rajon në fushën e drejtësisë dhe duke njohur pavarësinë e saj. Ai theksoi se veprimtaria e SPAK ka krijuar një precedent për Shqipërinë, duke demonstruar se lufta kundër korrupsionit nuk është sipërfaqësore, por shkon thellë dhe është ekuilibruar pa marrë parasysh pozicionin politik të individëve, qoftë në qeveri apo opozitë, të kaluar apo aktual. Rama shtoi se vitet e fundit po ndodhin gjëra që nuk kanë ndodhur kurrë më parë në Shqipëri, diçka që asnjë vend në rajon nuk e ka arritur.
“Kjo tregon se e kemi marrë shumë seriozisht dhe pranojmë mbështetje, partneritet dhe ndihmë, por jo leksione nga askush kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit”, përfundoi Rama.
