Zbardhen përgjime të reja nga dosja Balluku
Janë publikuar përgjime të reja nga dosja e SPAK (Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) në lidhje me Belinda Ballukun. Deputeti Gazment Bardhi ka shpërndarë dy fotografi nga dosja në llogarinë e tij në Facebook.
Përgjimet në detaj:
Më datë 26.01.2021, ora 12:25, nga aparati celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, i sekuestruar shtetasit Evis Berberi, rezultojnë komunikime mes tij dhe Belinda Ballukut. Mesazhet, sipas aktit të ekspertimit nr.195, datë 26.09.2024, janë si më poshtë:
- Belinda Balluku: “Një pyetje”.
- Evis Berberi: “Po”.
- Belinda Balluku: “Kemi ndryshuar ne tek tuneli eksperiencën e objekteve të ngjashme nga 5 vite në 3???”
- Evis Berberi: “Kërkoi Pellumbi të jetë 3 nga 5 vitet e fundit”.
- Belinda Balluku: “Po çne? Kush e bëri kërkesën e KPP?”
- Evis Berberi: “Ne KPP çfarë kërkese është bërë? Te takimi që patëm në datë 31 dhjetor me Arten dhe Pellumbin ai kërkoi që të jetë 3 nga 5 vitet e fundit. Sipas VKM eksperienca duhet kërkuar tre vitet e fundit. Ndërkohë që ai s’e kishte dhe e lamë 3 nga 5 vitet e fundit. Po Arta më tha që e kishte diskutuar përpara takimit me Pellumbin këtë gjë me ty.”
