Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave pas përmbytjeve
Burime mediatike raportojnë se Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër Komitetin e Emergjencave. Mbledhja, e cila do të mbahet në orën 08:30, do të fokusohet në diskutimin e masave për përballimin e përmbytjeve që kanë prekur vendin ditët e fundit.
Për tre ditë me radhë, disa qarqe të vendit po përballen me situata alarmante për shkak të përmbytjeve. Urdhra evakuimi janë lëshuar për banorët në Novoselë, Vlorë dhe Fier.
Ministria e Mbrojtjes sqaron se evakuimi do të kryhet nëpërmjet koordinimit me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektin e Qarkut Fier dhe strukturat e Emergjencave Civile pranë bashkive.
