Rama mbron drejtoreshën e AKSHIT nën hetim nga SPAK

Rama në mbrojtje të drejtoreshës së AKSHIT: Gëzon respektin tim maksimal, jeton me qira

Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbrojtje të drejtoreshës së AKSHIT, Mirlinda Karçanajt, e cila është nën hetim nga SPAK dhe i është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Gjatë një konference për shtyp, Rama theksoi se Karçanaj ka qenë ajo që ka strukturuar institucionin dhe gëzon respektin e tij maksimal.

Ai shtoi gjithashtu se Karçanaj jeton me qira.

“Kjo është pjesë e hetimeve. Nuk kam dijeni për këtë dhe nuk mund të bëj asnjë koment për gjysmë të vërtetat që dalin lart e poshtë. Është proces, do të kryhen hetime. Në krye të skuadrës së AKSHIT është një grua që ka respektin e padiskutueshëm. Linda Karçanaj, e cila ka një masë sigurie, jeton në një shtëpi me qira, pasi më parë jetonte në një banesë të periudhës post-komuniste, në apartamentin e prindërve të saj. E njoh prej 20 vitesh dhe ka respektimin tim. E njohur ndërkombëtarisht dhe ka respektimin tim maksimal. Çfarë thoni ju sot, bazuar në fragmente të nxjerra në rrugë nga ata që duhet të ruajnë sekretin hetimor, nuk është e mjaftueshme për të dalë në përfundime për të fajësuar njerëzit. Nxirret një copë këtu dhe një copë atje, ushqehet publiku për të dënuar para opinionit njerëz që kanë të drejtën të prezumohen të pafajshëm. Degjenerohen në publik; këta janë llum. Dalin dhe kapakët e tenxheret që marrin paga marramendëse të padeklaruara, dhe pastaj flasin për pensionistët. Unë thjesht dhe vetëm jam në dispozicionin tuaj që të më fusni në tenxhere. Por sa më sulmoni, aq më forconi. Po të doni të më dëmtoni, mos më fusni në tenxhere, se më i fortë do jem,” – u shpreh Rama.

Scroll to Top