Në kuadër të ndryshimeve në qeveri, ka ndodhur një zhvillim i rëndësishëm. Emri që përflitej si pasardhëse e Vali Bizhgës në drejtimin e kabinetit të Kryeministrit Edi Rama ka marrë një drejtim tjetër.
Në mbledhjen e fundit të qeverisë, Vilma Premti është emëruar në postin e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Arsyeja e këtij ndryshimi të papritur nuk është bërë ende publike zyrtarisht. Megjithatë, në ambientet e Kryeministrisë qarkullon informacioni se Edi Rama ka refuzuar propozimin e Vali Bizhgës për ta caktuar Vilma Premtin në pozicionin e shefes së kabinetit.
Për të shpërblyer kontributin e saj, ish-shefja e saj, Elisa Spiropali, e cila aktualisht mban postin e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka propozuar Vilma Premtin për postin e zëvendësministres në këtë dikaster.
Më parë, Vilma Premti ka shërbyer si shefe kabineti për Elisa Spiropalin, dhe më pas për Holta Zaçajn, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese. Tani, ajo duket se rikthehet në stafin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, pranë Elisa Spiropalit.
Sipas informacioneve, Vali Bizhga vijon të mbajë pozicionin e drejtoreshës së kabinetit të Edi Ramës.