Rama takon Erdoğan në NATO: Marrëdhënie Shqipëri-Turqi

Gjatë samitit të NATO-s, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Rama ndau pamjet e takimit në rrjetet sociale, duke shkruar: “Me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Pallatin Presidencial, Cumhurbaşkanlığı Külliyesi”.

Sipas mediave turke, gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe çështje rajonale dhe globale.

Presidenti Erdoğan theksoi punën për avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shprehu dëshirën për thellimin e bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Ai gjithashtu vlerësoi se solidariteti i Aleancës u demonstrua qartë në Samitin e NATO-s të mbajtur në Ankara.

Presidenti turk e ftoi Kryeministrin Rama të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të COP31, i cili do të mbahet në Antalia në muajin nëntor.

Scroll to Top