Një përfaqësues i UNICEF-it, mes të arrestuarve nga Huthi në Sanaa
Në kompleksin e OKB-së në Sanaa, kryeqytetin e Jemenit, rebelët Huthi kanë arrestuar rreth 20 punonjës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Mes tyre është edhe përfaqësuesi i UNICEF-it për Jemenin, shtetasi britanik Peter Hawkins.
Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i OKB-së, i cili foli për agjencinë e lajmeve AFP, duke kërkuar të mos identifikohet.
“Peter Hawkins është një nga 15 anëtarët e stafit ndërkombëtar që mbahen peng në kompleksin e Kombeve të Bashkuara,” tha zyrtari. Ai shtoi se Huthi-t kanë bastisur kompleksin dhe kanë rrëmbyer gjithashtu pesë anëtarë të stafit vendas.
