Rey Manaj përjetësohet me mural në Mitrovicë

Rey Manaj është bërë një simbol i krenarisë kombëtare pas golit historik që i dhuroi Shqipërisë fitoren 1-0 kundër Serbisë në Leskovc, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Në shenjë falënderimi dhe respekti, në Mitrovicë është realizuar një mural dedikuar Rey Manajt.

Sulmuesi nga Lushnja u shndërrua në heron të mbrëmjes me një goditje të jashtëzakonshme që vulosi një nga fitoret më të rëndësishme për vendin.

Pas këtij suksesi, emocionet dhe entuziazmi i tifozëve kuqezi kanë qenë të jashtëzakonshme.

Në muralin e krijuar në Mitrovicë, Manaj paraqitet duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare pas golit në stadiumin e Leskovcit, moment ky që ka elektrifikuar të gjithë kombin shqiptar.

Leave a Comment

Scroll to Top