Rezultatet Zgjedhore Komuna Shqiptare Maqedoni e Veriut

LAJM I FUNDIT: Rezultatet paraprake nga zgjedhjet për komunat shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Në komunat e Maqedonisë së Veriut ku u zhvillua balotazhi këtë të diel, janë publikuar rezultatet e para. Situata në terren tregon garë të ngushtë në disa prej tyre.

Tetovë, me 82.91% të votave të numëruara, Bilall Kasami nga koalicioni VLEN kryeson përballë kandidatit të AKI-së, duke pasur një epërsi prej rreth 4.000 votash.

Strugë, pas përpunimit të 85.15% të votave, rezulton se kandidati i AKI-së, Arsim Dalipi, ka marrë 10.141 vota, ndërsa kandidati i pavarur, Mendi Qyra, ka fituar 10.206 vota. Kjo shënon një diferencë të vogël në favor të Qyrës.

Në komunën e Dibrës, me 37.04% të votave të numëruara, kandidati i VLEN, Fisnik Mela, prin me vetëm 44 vota më shumë se kandidati i pavarur, Ramadan Imeri.

Kërçovë, pas përpunimit të 56.30% të vendvotimeve, kandidati i BDI, Fatmir Dehari, ka siguruar 5.932 vota, ndërsa kandidati i VMRO-DPMNE, Aleksandar Jovanovski, ka marrë 7.556 vota, duke pasur një avantazh prej 1.624 votash.

Studeniçan, me 57.26% të votave të numëruara, Ejup Abazi i AKI-së kryeson ndaj kandidatit të pavarur Azem Sadiku, i cili mbështetet edhe nga VLEN.

Edhe në komunën e Bërvenicës, gara është shumë e ngushtë mes kandidatëve Haqim Ramadani dhe Jovica Ilievski. Me rreth 87.50% të votave të numëruara, rezultati është: Haqim Ramadani: 3.527 vota, ndërsa Jovica Ilievski: 3.427 vota.

Kandidatët janë në pritje të përfundimit të procesit të numërimit dhe shpalljes zyrtare të rezultateve.

Scroll to Top