Rigjykim për atentatin ndaj Gazmir Dacit

Atentati i dështuar ndaj Gazmir Dacit/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen e Ergys Kolaverit, i cili ishte dënuar me 20 vite burg.

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për çështjen e Ergys Kolaverit, duke kthyer dosjen për rigjykim pranë Apelit, por me një tjetër trupë gjykuese.

Vendimi është marrë nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Sandër Simoni. Ai ka vendosur prishjen e vendimit të Apelit, i cili më parë e kishte shpallur Kolaverin të pafajshëm.

Ergys Kolaveri ishte dënuar në shkallën e parë me 20 vite burg për atentatin e dështuar me snajper kundër Gazmir Dacit, me qëllim vrasjen e tij brenda burgut të Vaqarrit.

Pas vendimit të Apelit, ku Kolaveri u shpall i pafajshëm, tashmë çështja do të shqyrtohet sërish nga një tjetër trupë gjykuese në Apel. Rigjykimi do të nisë nga e para dhe gjykata do të duhet të rishqyrtojë provat dhe rrethanat e çështjes.

Scroll to Top