Vlorë/ Rrëshqitje dherrash në fshatin Vajzë, dëmtohet rruga kryesore dhe dy banesa
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherrash në fshatin Vajzë, duke dëmtuar rrugën kryesore të zonës dhe dy banesa. Si pasojë e lëvizjes së masës së dheut nga kodra përreth, fillimisht është dëmtuar infrastruktura rrugore dhe më pas janë prekur edhe banesat.
Autoritetet njoftojnë se policia ka ndërhyrë menjëherë duke evakuuar banorët e dy shtëpive të dëmtuara, për arsye sigurie. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
