Rritje e çmimeve të naftës e benzinës: Çfarë duhet të dini

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina në rritje

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend, duke rritur çmimin e naftës dhe benzines.

Sipas njoftimit, një litër naftë do të shitet jo më shumë se 206 lekë për pakicë dhe jo më shumë se 194 lekë për litër me shumicë. Benzina do të shitet jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimet e caktuara do të hyjnë në fuqi sot, datë 25, në orën 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Njoftim i Plotë:

Bordi i Transparencës, në datë 26 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil, sipas standardit SSH EN 590, të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë, sipas standardit SSH EN, të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, datë 26, në orën 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjen e parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Sqarim:

Referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar se në rast se çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin është më i lartë se 220 lekë/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lekë/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës.

Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan të shitjes me pakicë, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026 dhe për rrjedhojë, niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Scroll to Top