Rritje page për 144 mijë punonjës administratë publike nga janari

Nga janari, 144 mijë punonjës të administratës publike përfitojnë rritje page

Me buxhetin e vitit 2026, do të fillojë zbatimi i masave financiare që synojnë rritjen e të ardhurave dhe përmirësimin e fuqisë blerëse për punonjësit në sektorin publik dhe privat.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur sot se paga minimale në shkallë vendi do të rritet në 500 euro. Pritet që nga kjo masë të përfitojnë rreth 308 mijë punonjës në sektorin publik dhe privat, të cilët aktualisht paguhen nën këtë nivel.

“Po kështu, nga muaji janar nis edhe rritja e pagave për rreth 144 mijë punonjës të administratës publike”, deklaroi Malaj.

Rritja e pagave do të përfshijë, përveç administratës publike, edhe sektorë të rëndësishëm për shërbimet ndaj qytetarëve, si arsimi, shëndetësia dhe strukturat e rendit, përfshirë punonjësit me uniformë blu.

Scroll to Top