Rruga e re në Gjirokastër rrezikon banorët; protesta po përshkallëzohet

Rruga e re në Gjirokastër drejt shembjes, banorët paralajmërojnë përshkallëzimin e protestave.

Një rrugë e re 7-kilometëshe, e ndërtuar nga Fondi i Zhvillimit, rrezikon jetën e rreth 200 banorëve të Golëmit në Gjirokastër, për shkak të rrëshqitjes masive të tokës.

Segmenti i kësaj rruge paraqet një gjendje alarmante. Masivet malore kanë filluar të rrëshqasin drejt saj, duke shkaktuar çarje dhe deformime të theksuara në trupin e saj. Kjo situatë po vë në rrezik jetën e banorëve, të cilët përdorin çdo ditë këtë aks, i cili tani është bërë i pasigurt dhe në disa pika, i pakalueshëm.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet, duke theksuar se po presin prej ditësh një reagim.

“Nëse Fondi i Zhvillimit nuk ndërhyn urgjentisht, protesta do të përshkallëzohet,” deklarojnë ata, duke paralajmëruar për bllokime më të mëdha të rrugës.

Sipas banorëve, stabilizimi i skarpateve dhe një vlerësim teknik nga ekspertë duhet të kryhen pa vonesë, për të shmangur izolimin e plotë të zonës dhe çdo tragjedi të mundshme.

Scroll to Top