Rruga Përmet-Çarçovë bllokuar, izolim në juglindje

Bllokohet rruga drejt juglindjes/ Rëndohet situata në aksin Përmet–Çarçovë

Situata është rënduar në aksin rrugor Përmet–Çarçovë, ku segmenti pranë urës së Çarçovës ndodhet në një pikë kritike. Si pasojë, janë izoluar lëvizjet e banorëve dhe është ndërprerë qarkullimi i automjeteve drejt Shqipërisë juglindore.

Autoritetet raportojnë se përkeqësimi i kushteve ka bërë të pamundur kalimin e mjeteve, duke krijuar vështirësi të mëdha për banorët e zonës dhe udhëtarët që përdorin këtë aks.

Strukturat përkatëse ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë segment rrugor deri në një njoftim të dytë.

Scroll to Top