Ryanair shton 20 destinacione të reja nga Shqipëria
Ryanair, operatori ajror me kosto të ulët, ka konfirmuar shtimin e 20 destinacioneve të reja me nisje nga Shqipëria, duke e çuar në total numrin e destinacioneve në 23.
Destinacionet e reja janë kryesisht drejt Italisë dhe Gjermanisë, si dhe në vende të tjera të Europës. 20 destinacionet e reja janë:
- Alghero
- Baden-Baden
- Birmingham
- Bratislava
- Dublin
- Eindhoven
- Gdansk
- Genoa
- Liverpool
- Malta
- Memmingen
- Milan
- Naples
- Parma
- Pescara
- Poznań
- Trieste
- Turin
- Verona
- Wroclaw
Ryanair është operatori i dytë më i madh në vend. Sipas të dhënave nga Tirana International Airport, në nëntor 2025, ai zinte 24% të tregut të fluturimeve ajrore, bazuar në numrin e pasagjerëve. Kompania më e madhe mbetet Wizz Air, me 59% të tregut po në nëntor.
Kthimi i vendit në destinacion turistik ka nxitur tregun e industrisë ajrore, ku operatorët me kosto të ulët po shtojnë vazhdimisht numrin e destinacioneve me çmime të ulëta. Aeroporti i Rinasit është bërë ndërkohë një qendër rajonale, duke tërhequr udhëtarë nga vendet fqinjë, kryesisht Mali i Zi dhe Kosova.
Sipas të dhënave nga TIA, për periudhën janar-nëntor 2025 kanë udhëtuar nga dhe drejt Rinasit 10.8 milionë pasagjerë, ndërkohë që për gjithë vitin 2024 ishin përpunuar gjithsej 10.7 milionë pasagjerë.
