Saka hero i Arsenalit, drejt finales së Champions League

Bukajo Saka, heroi i Arsenalit kundër Atletiko Madridit, komentoi finalen e Champions League, duke theksuar dëshirën për trofeun.

Arsenali siguroi biletën për në finalen e Champions League pas golit vendimtar të shënuar nga Bukajo Saka në minutën e 45-të kundër Atletiko Madridit. Pas fitores emocionuese, hero i ndeshjes foli për “Amazon Prime” duke shprehur gëzimin dhe ndjesitë e tij.

“Po më largoni nga festimet, o burrë. Është kaq bukur, mund ta shihni çfarë do të thonë për mua dhe çfarë do të thotë për tifozët. Është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Është një ndeshje me presion të lartë që ka shumë rëndësi për të dyja palët,” tha Saka.

Ai shtoi: “Gjithçka nisi që para ndeshjes atmosfera. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Ata na shtynë përpara dhe na sollën këtë moment në fund. Nuk ka asnjë mënyrë që të arrinim në këtë pikë pa pasur presion. Si mund të mos presësh që njerëzit të flasin për ty? Prandaj duhet ta izolojmë veten nga kjo. E bëmë detyrën. Është një histori e bukur dhe shpresoj që të përfundojë mirë.”

Scroll to Top