Salianji u përgjigjet akuzave: Lidhjet me krimin i kanë personazhet në qeveri
“Ta bëjmë Partinë Demokratike fituese”, ka qenë kjo deklarata e Ervin Salianjit në takimin e zhvilluar me demokratët në Korçë. Ai gjithashtu theksoi se lidhjet me krimin i kanë figura që janë aktualisht në qeveri.
“Ju keni marrë një mesazh që nuk është nga Korça, sepse nuk është as në dialektin e Korçës. Ai thoshte se ka një agjendë personale, që është dialektore e një treve tjetër. Atij mesazhi që është dërguar nga Edi Rama, se vetëm ai mund të ketë 20 milionë lekë për të dërguar mesazhe gjithë dynjasë, duke pretenduar se takimi organizohet nga krimi i organizuar. Jo zotëri, lidhjet me krimin i kanë personazhe të tjera në qeveri, të cilët unë i kam denoncuar me emër dhe mbiemër, jo vetëm në parti, por edhe nga ata të cilët i dimë shumë mirë se cilët kanë probleme. Ky takim është organizuar nga partia e organizuar, e cila i përgjigjet çorganizimit të lidershipit të partisë qendrore.
Falenderoj nga zemra të gjithë kryetarët e grupseksioneve të PD-së; 95% janë këtu. E gjithë partia e Korçës është këtu, të gjithë demokratët janë këtu të bashkuar, për një qëllim: për ta bërë PD fituese dhe për ta larguar Edi Ramën”, tha ai.
