Samit për Gazën në Egjipt, drejtohet nga Trump e al-Sisi

Egjipti do të jetë nikoqir i një samiti ndërkombëtar për Gazën, pas hyrjes në fuqi të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, bazuar në planin paqësor amerikan. Samiti pritet të mbahet në Sharm el-Sheikh.

Samiti do të kryesohet nga presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi. Ministri i Jashtëm egjiptian dhe homologu i tij amerikan diskutuan planet e samitit dhe pjesëmarrjen e vendeve të tjera.

Një datë konkrete për samitin dhe detaje të tjera organizative nuk janë bërë ende publike. Sekretari amerikan i Shtetit e përshkroi samitin si një “ngjarje historike unike” dhe vlerësoi rolin e presidentit Al-Sisi dhe Egjiptit në arritjen e marrëveshjes për armëpushim.

Leave a Comment

Scroll to Top