San Francisko në terr: 130,000 pa energji, transporti ndërprerë

San Francisko në errësirë: Rreth 130,000 banorë pa energji elektrike

Një ndërprerje e gjerë e energjisë elektrike ka lënë rreth 130,000 banorë të San Franciscos në terr. Kompania kryesore e furnizimit me energji elektrike në këtë qytet të Kalifornisë njoftoi se të gjitha ekipet janë angazhuar për zgjidhjen e situatës.

“Po punojmë me ekipet e emergjencës dhe zyrtarët e qytetit për një ndërprerje të energjisë elektrike në San Francisko që prek afërsisht 130,000 klientë”, shkroi kompania Pacific Gas & Electric Company në një postim në rrjetet sociale X.

Autoritetet bashkiake u bënë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi disa semaforë nuk po funksiononin dhe rrjeti i transportit publik ishte gjithashtu ndërprerë.

Scroll to Top