Sarkozy organizoi festë para burgut, mbrojtje e pafajësisë

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, organizoi një festë lamtumire të mërkurën përpara se të fillonte vuajtjen e dënimit në burg.

Nga mediat lokale është raportuar se mes të ftuarve ishin avokatët e tij, ministrja franceze në largim e Kulturës dhe bashkëpunëtorja e tij prej vitesh, Rachida Dati, kryetari i bashkisë së La Baule, Franck Louvrier (anëtar i partisë Republikanët), si dhe Emmanuelle Mignon, ish-shefe e shtabit në Elize.

Gjatë festës, Sarkozy theksoi sërish pafajësinë e tij, duke u krahasuar me dy figura të njohura të padrejtësisë historike: çështjen Dreyfus, një nga gabimet më të mëdha gjyqësore në Francë në fund të shekullit XIX, dhe Edmond Dantès, protagonistin e romanit “Konti i Monte Kristos” të Alexandre Dumas, i cili u dënua padrejtësisht.

Ai deklaroi: “Nuk dua simpatinë tuaj, por indinjatën tuaj. Jam prekur nga ky rast, por ky është vetëm fillimi i historisë. Ajo që më ndodhi mua mund t’i ndodhë kujtdo.”

Leave a Comment

Scroll to Top