Sarri largohet nga Lacio, drejton Atalantën me Gjimishin

ZYRTARE: Lëvizja domino e trajnerëve në Serinë A, Sarri largohet nga Lacio për të drejtuar ekipin e liderit të Kombëtares

Mauricio Sarri nuk është më trajner i Lacios. Kontrata e tij, e cila parashikonte edhe dy vite të tjera me klubin bardhekaltr, është ndërprerë. Lajmi, i cili fillimisht u përhap të martën në mbrëmje, u zyrtarizua sot me një deklaratë nga klubi.

“Lacio njofton se ka paraqitur në Ligën e Serisë A ndërprerjen me mirëkuptim të ndërsjellë të marrëdhënies së punës me trajnerin Mauricio Sarri dhe stafin e tij. Klubi pranon fundin e kësaj marrëdhënie profesionale dhe i shpreh urimet më të mira trajnerit dhe stafit të tij për vazhdimin e aktivitetit profesional”, thuhet në njoftimin e Lacios.

Tani për Sarrin nis një etapë e re, pasi ai do të marrë drejtimin e Atalantës, ekip ku luan edhe futbollisti i Kombëtares, Berat Gjimshiti. Ai është kërkuar me ngulm atje nga Kristian Xhiuntoli, drejtori sportiv me të cilin Sarri ka bashkëpunuar më parë te Napoli.

/Panorama Sport/

Scroll to Top