Seanca e Ilir Metës shtyhet, vendimi pritet më 5 dhjetor

Seanca ndaj ish-presidentit Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë (GJKKO) është shtyrë për datën 5 dhjetor.

Meta u paraqit këtë mëngjes para GJKKO-së, pasi u lirua përkohësisht nga qelia për të marrë pjesë në seancën e parashikuar për shqyrtimin e dosjes penale ndaj tij.

Para fillimit të procesit, avokati mbrojtës, Kujtim Cakrani, deklaroi për mediat se “sot nis përballja me regjimin e Ramës”, duke e cilësuar çështjen si një betejë politike dhe juridike.

Scroll to Top