Seanca e Veliajt shtyhet: Kërkesa për dosjen dhe laptopin

Seanca për çështjen e Erjon Veliajt në Gjykatën e Posaçme të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është shtyrë.

Gjatë seancës paraprake të zhvilluar sot, avokatët e kryebashkiakut të Tiranës kërkuan kohë shtesë për t’u njohur me aktet e dosjes. Gjithashtu, ata parashtruan kërkesën që klienti i tyre të njihet personalisht me këto akte dhe që ato t’i dorëzohen në ambientet e burgut.

Vetë Veliaj ka kërkuar një laptop në qeli, me qëllim që të ketë mundësinë të lexojë aktet e dosjes. Kjo kërkesë e tij u bë publike gjatë seancës së sotme.

Scroll to Top