Mbahet seanca paraprake për dosjen Veliaj, pritet të vendoset për kalimin në gjykim.
Seanca e radhës paraprake për dosjen e Erion Veliajt, ku do të vendoset për kalimin ose jo të saj në gjykim, do të mbahet sot në orën 09:00 pranë Gjykatës së Posaçme të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Është e paqartë nëse seanca do të zhvillohet, pasi avokatët kanë njoftuar pesë ditë bojkot deri të premten. Ky bojkot vjen pas arrestimit të avokatit Ulian Barjamit, i cili akuzohet për kërcënim ndaj prokurorit Gjergji Ceka gjatë një seance në gjykatën e Elbasanit.
Edhe seanca e kaluar për dosjen Veliaj u shty për shkak të bojkotit të avokatëve, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja.
