SHBA ndëshkon Gjermaninë: Tërheqja e trupave nga Berlini

New York Times: Tërheqja e trupave amerikane nga Gjermania, një ndëshkim për qëndrimet e Berlinit ndaj Iranit

Zyrtarë ushtarakë amerikanë kanë konfirmuar në mënyrë private se vendimi për tërheqjen e një pjese të forcave amerikane nga Gjermania është një masë ndëshkimore për qëndrimet e Berlinit lidhur me Iranin. Ky informacion u raportua nga burime për gazetën The New York Times.

Sipas këtyre burimeve, mosgatishmëria e Gjermanisë për të mbështetur Shtetet e Bashkuara në operacionet ushtarake kundër Iranit ka shkaktuar pakënaqësi në Uashington.

Megjithëse Pentagoni më parë kishte konsideruar reduktimin e pranisë ushtarake në Gjermani, zyrtarët ushtarakë amerikanë pranuan se ky hap u motivua edhe nga dëshira për të ndëshkuar Gjermaninë për mënyrën se si e ka kritikuar Shtetet e Bashkuara.

Pentagoni ka njoftuar më parë se do të tërheqë 5,000 trupa nga Gjermania brenda 6 deri në 12 muajve të ardhshëm.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar më parë se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë reduktimin e kontingjentit të tyre ushtarak të dislokuar në Gjermani, Itali dhe Spanjë.

Udhëheqësi amerikan nuk e ka shpjeguar arsyen specifike të këtij veprimi ndaj Gjermanisë, por deklarata e tij erdhi pasi kancelari gjerman, Friedrich Merz, kritikoi fushatën ushtarake të Uashingtonit kundër Iranit, duke theksuar mungesën e një strategjie të qartë.

Të martën, Trump akuzoi Merzin se pretendon se “e konsideron të pranueshme posedimin e armëve bërthamore nga Irani”.

Scroll to Top