SHBA shqyrton marrëveshje ekonomike me Rusinë para luftës

SHBA shqyrton mundësinë e marrëveshjeve ekonomike me Rusinë para përfundimit të luftës në Ukrainë

Administrata amerikane po shqyrton mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve ekonomike me Rusinë edhe para përfundimit të luftës në Ukrainë, raporton The New York Times, duke iu referuar dy burimeve pranë bisedimeve.

Sipas gazetës amerikane, kjo qasje përbën një ndryshim nga qëndrimi i mëparshëm i Uashingtonit, sipas të cilit rritja e presionit ekonomik dhe ushtarak ndaj Presidentit rus Vladimir Putin do të ishte mënyra për ta detyruar atë të pranonte kompromiset e nevojshme.

Megjithatë, brenda administratës amerikane besohet se bashkëpunimi ekonomik mund të përdoret si një tjetër instrument për të avancuar negociatat për përfundimin e luftës.

Sipas burimeve të cituara nga NYT, ideja është që përmes perspektivës së marrëdhënieve të reja ekonomike me SHBA-në, administrata të sinjalizojë synimin për një raport të ri me Moskën dhe të ndikojë edhe te rrethi i Putinit, përfshirë zyrtarët që kanë qëndrime anti-amerikane.

Scroll to Top