Shehaj: Balluku në përgjime për vjedhjen e miliona eurove nga shqiptarët
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka hedhur akuza të forta sot në Kuvend ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, duke iu referuar aferave dhe miliona eurove që, sipas tij, janë vjedhur nga qytetarët shqiptarë.
Shehaj iu referua përgjimeve të publikuara ditën e djeshme nga dosja e Prokurorisë së Posaçme, ku Belinda Balluku dhe ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi, diskutonin mënyrat e veprimit lidhur me tenderat dhe manipulimin e tyre.
“Nuk ma mbyllni dot gojën, do të flas. Ndërsa zv/kryeministrja ka dalë se u ka vjedhur 10 milionë euro shqiptarëve bashkë me drejtorinë saj”, deklaroi Shehaj. Gjatë fjalës së tij, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, i ndërpreu fjalën dhe i mbylli mikrofonin.
