Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ka kërkuar dorëheqjen kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Sipas Shehajt, Peleshi nuk po zbaton as rendin e ditës që është miratuar vetë nga Kuvendi.
Kryetari i Partisë Mundësia deklaroi: “Zoti kryetar kam kërkuar fjalën. Kjo është seanca e tetë, unë këtu kam rendin e ditës për ditën e sotme, në 8 seanca ju nuk keni arritur të zbatoni rendin e ditës që ju keni caktuar. Nuk e di sepse ka pasur një skenar nga ana juaj për ta mbyllur apo jeni të paaftë? Sidoqoftë zoti kryetar nëse nuk jeni në gjendje të zbatoni urdhrin tuaj, jepni dorqëheqjen, është shumë e thjeshtë. Nëse nuk e bëni dot sepse 8 seanca janë të mjaftueshme që të tregoni që jeni në gjendje të drejtoni punimet e këtij Kuvendi. Nëse nuk jeni të aftë, nëse nuk dini ta bëni jepni dorëheqjen.”