Shehaj: Rama vetëm arratisja e shpëton; Balluku e pezulluar

Moment historik, Shehaj: Ramën tani e shpëton vetëm arratisja

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, e ka cilësuar një moment historik vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas Shehajt, po shkërmoqet një autokraci e korruptuar që ka sunduar për 35 vite në Shqipëri.

Nga Kryesia e Kuvendit, kreu i Partisë Mundësia deklaroi se Rama po takohet tani me Ballukun në kryeministri, teksa përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë. Ai e quan këtë një moment historik dhe thekson se, pas Ballukut, radhën për t’u përballur me drejtësinë e ka kryeministri për aferat korruptive që po heton SPAK.

Shehaj vijon duke theksuar se “Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja nga Shqipëria!”.

“Tani që po flasim, zv.kryeministrja, e cila është e pandehur, me dy masa sigurie dhe e pezulluar nga gjykata, ndodhet në zyrën e kryeministrit. Po bëjnë plane se si t’i shpëtojnë drejtësisë. Por nuk kanë nga t’ia mbajnë. Të dashur qytetarë, ky është një proces i pandalshëm. Më në fund, edhe në Shqipëri, vendi i të korruptuarve është para drejtësisë. Edi Ramës dhe Belinda Ballukut i ka ardhur fundi. Tani ka ardhur momenti që Edi Rama të japë dorëheqjen! Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja nga Shqipëria!”, u shpreh Shehaj, duke bërë thirrje se ky është momenti për t’u shkëputur përfundimisht nga e kaluara.

Scroll to Top