Shehaj: SPAK heton Ballukun, mediat heshtin për pagesa

Shehaj: Balluku nën hetim nga SPAK, 99% e mediave nuk e raportuan për shkak të pagesave

Agron Shehaj, duke folur me tone të forta nga parlamenti, akuzoi maxhorancën për blerjen e mediave. Ai theksoi se Partia Socialiste ka blerë median, duke sjellë si shembull rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila sipas tij, është nën hetim nga SPAK, por ky lajm nuk u raportua nga 99% e mediave.

“Ti je mësuar t’i trajtosh shqiptarët si budallenj. Është e qartë arsyeja pse keni ngritur këtë komision për të ashtuquajturën zhdukje të partive të reja. Këto lojëra tuaja, ku bashkëpunoni dhe dilni me lista ku përfshihemi edhe ne, nuk na njollosin neve. Si nuk ju vjen turp që flisni ju për partitë politike. Nga i gjeni ju ato miliona euro? Nga i gjeni paratë Taulant? Miliona euro që ju shpenzoni nëpër media. Para pak ditësh doli një lajm se Zëvendëskryeministrja është nën hetim për korrupsion, por ky informacion nuk u raportua nga 99 për qind e mediave, sepse ju i paguani ato. Dhe guxoni të vini këtu e të flisni për financimin e partive politike. T’ju vijë turp,” tha ai.

Scroll to Top