Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, tre të lënduar

Dalë pamjet e sherrit mes adoleshentëve në hyrjen e shkollës në Shkodër.

Pamjet e siguruara tregojnë momentin e ngjarjes së dhunshme mes një grupi të rinjsh në Shkodër, ku tre prej tyre mbetën të lënduar.

Një video e publikuar nga Balkanweb tregon konfliktin që ka ndodhur para hyrjes së gjimnazit “Shejnaze Juka”. Siç vihet re edhe në pamje, në këtë ngjarje masive janë përfshirë një grup i madh adoleshentësh, të cilët sulmojnë njëri-tjetrin me grushte dhe shkelma.

Gjatë sherrit, njëri prej të rinjve ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur disa herë disa prej personave të përfshirë në konflikt.

Scroll to Top