Sherr në Kuvend: PD bllokon Foltoren, kërkon burgimin e Ballukut

“Çojeni në burg Belinda Ballukun!”/ Sherr në Kuvend, deputetë të PD bllokojnë Foltoren

Tensionet në Kuvend kanë nisur që në orët e para të ditës, para fillimit të seancës plenare. Deputetët e Partisë Demokratike kanë zënë vendet e rezervuara për ministrat në sallë, duke shkaktuar përplasje verbale dhe një situatë kaotike.

Në mes të tensioneve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar me tone të larta, duke akuzuar mazhorancën dhe duke thirrur: “Çojeni në burg Belinda Ballukun”.

Veprimi i deputetëve të opozitës u konsiderua si një akt proteste ndaj qeverisë, ndërsa përfaqësues të mazhorancës e cilësuan situatën si pengim të punimeve normale të Kuvendit.

Scroll to Top