Nisin shkarkimet nga hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës
Moti i keq ka përfshirë vendin, duke sjellë si pasojë rritjen e menjëhershme të nivelit të prurjeve të lumit Valbonë.
Kjo situatë ka detyruar nisjen e shkarkimeve nga hidrocentrali i Komanit dhe ai i Vaut të Dejës, për të ruajtur parametrat e sigurisë.
Shkarkimet nga hidrocentrali i Komanit, me një kapacitet minimal prej 200 metra kub për sekondë, kanë filluar që prej paradites së kësaj të hëne.
Po kështu, edhe hidrocentrali i Vaut të Dejës ka nisur shkarkime me një vëllim prej 500 metra kub për sekondë.
