Shpërthim me tritol në Shkodër, një i plagosur

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol në Shkodër, një person i plagosur

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mesditën e kësaj të martë në Shkodër, ku një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Arra e Madhe” të qytetit, ku lënda plasëse ishte vendosur në një furgon të parkuar.

Mësohet se personi i plagosur është shtetasi Enea Buzukja, punonjës i Drejtorisë së Tatimeve në Shkodër.

Policia dhe grupi hetimor mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen detajet se si ka ndodhur ngjarja.

Scroll to Top