Shpërthim në një fabrikë ruse, humbin jetën nëntë persona
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë në qytetin Kopeysk, në rajonin Chelyabinsk të Rusisë, në shpatet e Maleve Ural. Ngjarja tragjike ka shkaktuar nëntë viktima dhe pesë persona të plagosur.
Lajmi u konfirmua nga guvernatori i rajonit, Alexey Teksler. Përmes një postimi në kanalin e tij në Telegram, ai deklaroi se ekipet mjekësore po punojnë intensivisht për të stabilizuar gjendjen e të plagosurve dhe për të gjetur personat që rezultojnë ende të zhdukur.
“Në këtë moment, nëntë persona janë konfirmuar të vdekur. Pesë janë plagosur dhe stafi ynë mjekësor po bën gjithçka që është e mundur për t’i ndihmuar. Po përditësojmë vazhdimisht informacionin rreth të zhdukurve”, theksoi Teksler.
