Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi që ndodhi pranë një stacioni policie në qytetin kolumbian të Suarez.
“El Tiempo” raportoi se një makinë e mbushur me eksploziv, e parkuar pranë stacionit të policisë, shpërtheu të hënën në mbrëmje.
Kryebashkiaku i qytetit, Cesar Ceron, deklaroi: “Kemi informacion për dy të vdekur dhe disa të plagosur”.
Sipas gazetës, viktimat ishin mysafirë të një hoteli në afërsi të stacionit policor. Gjithashtu, u bë e ditur se rreth 30 ndërtesa pësuan dëme.
