VIDEO/ Vullkani shpërthen në Filipine, hiri mbulon disa zona, pezullohen shkollat
Një shpërthim vullkanik është regjistruar në Filipine, në ishullin Negros, i cili ka shkaktuar rënien e hirit vullkanik në zonat përreth. Në San Carlos, hiri ka mbuluar automjete dhe të mbjella, ndërsa në Canlaon janë raportuar edhe rrëzime shkëmbinjsh.
Hiri vullkanik ka arritur deri në ishullin fqinj të Cebusë, duke detyruar shumë autoritete lokale të pezullojnë aktivitetet shkollore për atë ditë. Guvernatori i ishullit urdhëroi zyrën e menaxhimit të fatkeqësive të monitorojë nga afër situatën dhe vendosi të gjitha spitalet publike në provincë në gatishmëri të lartë.
Një postim nga “Weather Monitor” në Twitter shprehet:
Today, a major eruption at Kanlaon Volcano on Negros Island, Philippines. An ash plume rose 2–3 km (1.2–1.9 miles) above the crater, causing ashfall in nearby areas. Alert Level 2 remains in effect.
