VIDEOLAJM/ Momente tmerri në Kinë, 4-vjeçari ngec mes trenit dhe shinave, shpëton mrekullisht
Një ngjarje tmerruese ka ndodhur në Kinë, ku një 4-vjeçar ka mbetur i bllokuar mes shinave të trenit. Ngjarja ka ndodhur më 3 dhjetor. I mituri u bllokua ndërkohë që dyert e trenit po mbylleshin.
Menjëherë ka qenë reagimi i rojës së sigurisë, i cili ndaloi trenin në kohë rekord. Me ndihmën e një kolegu, ai nxori fëmijën nga vendi ku kishte ngecur, duke i shpëtuar kështu jetën.
