Shpëtohen 57 emigrantë nga një gomone pranë bregdetit grek
Nën koordinimin e Qendrës së Unifikuar të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit (EKSED), në agim u krye një operacion për shpëtimin e 57 shtetasve të huaj, të cilët ndodheshin në bordin e një gomoneje.
Operacioni i shpëtimit u zhvillua në zonën detare, 11 milje detare në jugperëndim të Ierapetrës. Të shpëtuarit u transportuan nga një anije e Rojës Bregdetare Helenike dhe u dërguan në portin e Ierapetrës. Atje, ata pritet t’u ofrohet kujdes mjekësor dhe mbështetja e nevojshme.
