Shqiptar 21-vjeçar arrestohet për trafik droge në Itali

Shqiptari 21-vjeçar arrestohet në flagrancë në Itali për trafik droge

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin Terni të Italisë, pasi akuzohet për trafikim droge. Oficerët e policisë vunë re të riun gjatë një patrullimi, teksa po takonte një person tjetër në një pikë karburanti.

Pas një shkëmbimi që ngjalli dyshime, klienti u largua menjëherë. Pak minuta më vonë, një person tjetër mbërriti me makinë, duke bërë që karabinierët të ndërmarrin një bastisje.

Burri 46-vjeçar, i cili mbërriti me automjet, u arrestua fillimisht pasi iu gjet gjysmë grami kokainë e sapoblerë. Sipas mediave italiane, tregtari i dyshuar u ndoq deri në shtëpinë e tij, ku u ndalua dhe u kontrollua. Gjatë kontrollit, ai mbante tre doza kokaine.

Një kontroll i mëtejshëm në banesë zbuloi 32 doza të tjera, me një peshë totale rreth 20 gramë, të fshehura pas një prize elektrike.

I riu 21-vjeçar u arrestua në flagrancë për trafik droge. Klienti 46-vjeçar u raportua si përdorues në Prefekturën e Ternit.

Gjykatësi i Gjykatës së Ternit urdhëroi që i arrestuari të mos banojë në provincën e Ternit.

Scroll to Top