Kapet shtetasi shqiptar në Itali, dy bashkëpunëtorë i shpëtojnë policisë
Gjatë kontrolleve territoriale të kryera në Itali, forcat e karabinierëve kanë arrestuar një shtetas të ri shqiptar. Ai dyshohet se i përkiste një grupi hajdutësh që ka shqetësuar banorët e zonës.
Efektivët e policisë vunë re një automjet tip Alfa Romeo që hyri në një rrugë pa dalje dhe vendosën ta ndiqnin. Gjatë ndjekjes, ata panë dy persona që po tentonin të arratiseshin duke kapërcyer gardhin e një prone private. Ndërkohë që dy individët u larguan, njëri nga tre personat që ndodheshin në automjet u kap dhe iu nënshtrua kontrolleve rutinë.
I arrestuari është një 36-vjeçar shqiptar, i cili rezulton të ketë precedentë penalë. Gjithashtu, ndaj tij ishte lëshuar një urdhër ekzekutimi për të vuajtur një dënim prej 2 vjetësh e 4 muajsh burg.
Brenda automjetit, i cili rezultoi të ishte me qira, u gjetën mjete të përshtatshme për kryerjen e vjedhjeve me thyerje, siç ishin kaçavida dhe leva. Këto objekte konfirmuan dyshimet e autoriteteve për veprimtarinë kriminale që grupi dyshohet se po planifikonte.
Pas përfundimit të procedurave administrative, i arrestuari u dërgua në burgun e Vareses, ku mbetet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.
