Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Selanik nga oficerët e policisë për shkelje të ligjeve për drogën dhe armët.
Gjatë kontrollit, 36-vjeçarit iu gjetën në posedim një pistoletë me ajër, 103 fishekë metalikë dhe një sasi kokaine prej 2.9 gramësh.
Sendet e paligjshme u gjetën të fshehura në automjetin e tij tip “Smart”, nën sediljen e shoferit, në një kuti dhe pranë timonit, si dhe në vrimën e ajrit të kondicionuar.
I arrestuari është shoqëruar në organin kompetent të prokurorisë.