29-vjeçarja shqiptare, nënë e katër fëmijëve, vritet nga bashkëshorti në Kanada
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brampton, Kanada, ku një 29-vjeçare shqiptare është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, 38-vjeçari Anthony Deschepper.
Sipas raportimeve të mediave vendase, burri i Savannah Kullës, nënë e 4 fëmijëve, e ka qëlluar atë në një parking, duke e lënë të vdekur në vend. Autori, pas kryerjes së krimit, ka marrë njërin prej fëmijëve të tyre dhe është përpjekur të largohet nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij, por është neutralizuar nga policia gjatë përpjekjes për ta arrestuar.
Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin e Brampton, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur arsyet që çuan në këtë tragjedi.
