Shqiptare 35-vjeçare gjendet e vdekur në Itali pas 3 muajsh

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali

Një shqiptare 35-vjeçare, banore e Trentos në Itali, e cila ishte zhdukur më 22 tetor, u gjet e pajetë këtë të enjte, më 15 janar. Ajo u pa për herë të fundit në qendër të qytetit.

Trupi i pajetë i Floresha Prengut u gjet rreth 40 kilometra larg shtëpisë së saj, në breg të lumit Adige. Familja e saj e identifikoi trupin, duke shprehur trishtimin për këtë fund tragjik, pasi shpresonin deri në fund për një rezultat tjetër.

Floresha Prengu, nënë e dy vajzave, u zhduk pasi u pa për herë të fundit në Trento. Pas zhdukjes së saj, familja kontaktoi menjëherë forcat e rendit dhe bëri një apel publik, duke u kërkuar qytetarëve të telefononin në numrin 112 nëse e shihnin.

Në ditët në vijim, u zhvilluan kërkime të gjera në Trento, duke përfshirë patrullime përgjatë lumit Adige nga zjarrfikësit vullnetarë, kontrolle ajrore me helikopter, por pa dhënë rezultate konkrete. Kërkimi u shtri edhe jashtë kufijve të Trentos dhe të gjitha prefekturat italiane u informuan për zhdukjen.

Lajmi u raportua edhe nga mediat shqiptare, të cilat riprodhuan apelimin e familjes: “Le ta ndihmojmë Floreshën të kthehet në shtëpi tek fëmijët e saj”.

Scroll to Top