Shqiptare dënohet me 30 vite burg në Itali për vrasje

Shqiptare në Itali dënohet me 30 vite burg për vrasjen e ish-vjehrërve

Një shqiptare në Itali është dënuar përfundimisht me 30 vjet burgim, pasi apeli i mbrojtjes së saj u rrëzua. Elona Kalesha, 42 vjeçe, u shpall fajtore për vrasjen e dyfishtë të prindërve të ish-të dashurit të saj në Firence. Ky vendim përfundimtar u dha nga Gjykata e Kasacionit mbrëmjen e së mërkurës. Prokuroria kishte kërkuar ruajtjen në fuqi të dënimeve të dhëna në shkallën e parë dhe të dytë.

Viktimat, Teuta dhe Shpëtim Pasho, u zhdukën në nëntor 2015. Pesë vjet më vonë, në dhjetor 2020, mbetjet e tyre të copëtuara u gjetën të fshehura në katër valixhe, të cilat ishin hedhur në një fushë mes autostradës Firence – Piza – Livorno dhe burgut Sollicciano në Firence.

42-vjeçarja ka deklaruar se i kishte vrarë ish-vjehrërit e saj për të parandaluar që ata t’i tregonin djalit të tyre, i cili sapo kishte dalë nga burgu, faktin se ajo kishte kryer një abort në tetor 2015.

Në shkurt 2025, gjyqtarët e apelit në Itali, duke mbështetur vendimin fillestar për 30 vjet burgim të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, hodhën poshtë kërkesën e prokurorisë për burgim të përjetshëm. Gjithashtu, ata rrëzuan dhe kërkesën për lirimin nga akuzat, të paraqitur nga avokatët mbrojtës të gruas.

Scroll to Top